28-vjeçarja nga Gjilani ndërmarrëse e re në biznes, thotë se sfidat më të mëdha i kaloi në fillimet e rrugëtimit

Data:

Shpërndaje:

“Kur e nisa këtë rrugëtim, nuk e dija sa larg do të arrija. Filloi si një ide e thjesht, por sot është ëndrra ime e realizuar”.

Kështu e përshkruan rrugëtimin si sipërmarrëse e re, 28-vjeçarja nga Gjilani, Elfete Sefa-Rexhepi, e cila qysh nga mosha 24 vjeçe ka hapur biznesin e saj në fushën e modës.

Ajo për Telegrafin shpalos më tutje rrugëtimin dhe sfidat që i kaloi prej se kur kishte vendosur të bëhet udhëheqëse biznesi.

“Unë jam ndërmarrëse e re në biznes dhe rrugëtimi im ka filluar që nga mosha 24 vjeçare. Dëshira dhe ideja për me sjellë më IN të momentit ka qenë e kahershme”, ka thënë ajo, duke theksuar se motivimi kryesor ishte bashkëshorti i saj.

“Motivimi im kryesor ka qenë bashkëshorti dhe familja e bashkëshortit, të cilët kanë eksperiencë të gjatë në fushën e biznesit që nga paslufta, duke mos e përjashtuar mbështetjen e familjes dhe shoqërisë, e sidomos të motrës time, me të cilën kam filluar të kyçem në rrjete sociale me foto dhe video”, ka theksuar ajo.

Sefa-Rexhepi rrëfen tutje se fillimet e rrugëtimit në biznes ishin të vështira.

Elfete Sefa-Rexhepi

“Fillimi për mua ka qenë paska sfidues si fillestare, por e përballoja mirë si sipërmarrëse, duke i vendosur vetes time qëllime të qarta dhe duke qenë e adaptueshme ndaj ndryshimeve”, ka thënë tutje ajo.

Ndër të tjera, ajo përmend periudhën e pandemisë si ndër sfidat e saj.

“Disa nga sfidat më të mëdha kanë qenë në fillimet tona. Filloi pandemia, duke e ndërprerë biznesin dhe trafikun e klientëve. Një vit më vonë, filluan investimet lokale në rrugën tonë, duke bllokuar aksesin e klientëve në biznes. Sikurse mos të mjaftonte, disa nga keqbërësit me raportime të pandalshme false, arritën qëllimin e tyre duke bllokuar llogarinë tonë në rrjete sociale”, ka thënë ajo, derisa thekson se pavarësisht këtyre sfidave, arriti ta forcojë angazhimin dhe kthimin në komunitet.

Sa i përket paragjykimeve, ajo thotë se nuk ka pasur, por me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë e ka ndihmuar ta kapërcej çdo pengesë.

Si ndërmarrëse e re në fushën e biznesit, Sefa-Rexhepi i këshillon të rinjtë që të ndjekin vizionin e tyre duke i bërë të qarta idetë e tyre për realizim.

“Unë do t’i këshilloja vajzat dhe të rinjtë me ambicie biznesi që të ndjekin pasionin e tyre me besim dhe qëndrueshmëri. Filloni duke bërë kërkime dhe planifikime për të kuptuar tregun dhe audiencën tuaj të synuar. Rrethoni vetën me njerëz pozitiv që të mund të iu ofrojnë mbështetje, udhëzime dhe inkurajim. Qëndroni të kuptueshëm dhe të adaptueshëm ndaj ndryshimeve. Vazhdoni të mësoni dhe të besoni në vizionin tuaj”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Dua Lipa padit kompaninë “Samsung”, kërkon 15 milionë $ dëmshpërblim

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka paditur kompaninë Samsung duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim,...

KRRE pritet t’i shpallë çmimet e reja të derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i shpallë çmimet e reja të derivateve. Nga Qeveria presin ulje të çmimeve,...