483 milionë denarë për trajtimin e pacientëve jashtë vendit

Data:

Shpërndaje:

Për vitin 2025, gjithsej 364 persona kanë paraqitur kërkesë për trajtim jashtë vendit, ndërsa janë realizuar 290 trajtime. Kjo do të thotë se 74 kërkesa nuk janë realizuar, kryesisht për shkak se nuk janë shteruar mundësitë e trajtimit në institucionet shëndetësore vendore ose sepse nuk ka pasur mundësi për trajtim të suksesshëm të sëmundjes në një institucion të huaj, thuhet në raportin vjetor të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për trajtimin jashtë vendit gjatë vitit 2025 janë shpenzuar gjithsej 483 milionë denarë, ndërsa kostoja mesatare për një pacient ka qenë rreth 1.66 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

Trajtimi jashtë vendit përbën një nga të drejtat më të rëndësishme të personave të siguruar në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Kjo e drejtë mund të realizohet vetëm me miratimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe zbatohet në rastet kur sëmundja nuk mund të trajtohet në institucionet shëndetësore të vendit. Pacientët dërgohen në shtete dhe institucione që disponojnë teknologji më të avancuar dhe ekspertizë specifike për trajtimin e sëmundjeve të caktuara.

 

“Numri i kërkesave për trajtim jashtë vendit, krahasuar me vitin e kaluar, është rritur nga 332 në 364, ndërsa numri i trajtimeve të realizuara është rritur nga 273 në 290. Të siguruarit, kërkesat e të cilëve për trajtim jashtë vendit janë refuzuar nga komisioni për trajtim jashtë vendit, për shkak se nuk janë shteruar mundësitë e trajtimit në institucionet ekzistuese shëndetësore në Republikë, ose për shkak se nuk ka pasur mundësi për trajtim të suksesshëm të sëmundjes jashtë vendit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë organit të shkallës së dytë, përkatësisht pranë Këshillit Drejtues të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raport.

 

Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV. Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV. Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Sipas raportit, destinacioni më i shpeshtë për trajtim të pacientëve është Turqia, ku kryhen veçanërisht ndërhyrje neurokirurgjikale dhe procedura të tjera të specializuara. Ndërkohë, pacientët me diagnoza më të ndërlikuara dhe sëmundje që kërkojnë teknologji shumë të avancuar trajtohen kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore.

 

“Të siguruarit për trajtim jashtë vendit më së shumti dërgohen në Turqi, ku kryhen ndërhyrje neurokirurgjikale, përkatësisht ndërhyrje nga fusha e Klinikës së Neurokirurgjisë. Të siguruarit që kanë sëmundje më komplekse dërgohen më shpesh në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat disponojnë teknologji më të sofistikuar dhe nivel të lartë ekspertize të nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve”, thuhet në raport.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritet çmimi naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave...

Eko Fluid në Forumin e Biznesit: Ekonomia qarkulluese është e ardhmja

Kompania Eko Fluid, përmes drejtorit ekzekutiv, dr. Besnik Ademi, mori pjesë në punëtorinë e parë me temë “Inovacioni,...

Mickoski: Premtuam rritje të pensioneve për 5,000 denarë, i rritëm për 7,000 denarë! Tejkaluam premtimin

Rritja e pensioneve mbetet një nga masat kryesore sociale të Qeverisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pohon se ajo...

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë

Kompanitë e sektorit privat tani mund të fillojnë të paguajnë kompensimin vjetor të pagës (K-15), me shumën minimale...