47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Data:

Shpërndaje:

Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta.

Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.

Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.

Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum.

ETF përllogarit se informaliteti vlerësohej në 37% të ekonomisë në vitin 2021.

Teksa ka pasur përpjekje për të luftuar informalitetin, duke rritur pagat dhe punësimin, sipas ETF-së, puna e zezë mbetet një pengesë e rëndësishme në tregun shqiptar të punës.

Ndërsa një studim i ILO-s në vitin 2020 zbuloi një nivel të lartë të punësimit informal me 56.7% të punësimit total.

Incidenca e të pambrojturve në punësim është rritur në Shqipëri nga 48.2% në 2021 në 49% në 2022 por ka rënë në 46.8% në 2023, sipas ETF-së.

Pavarësisht tendencave të fundit, punësimi vulnerabël mbetet shumë shqetësues, pasi gjysma e popullsisë së punësuar punon në punë të pasigurta dhe jashtë sistemit të sigurimeve.

ETF vë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore.

Kjo tregon për zgjerim të mëtejshëm të punësimit informal, evidentuar edhe nga Komisioni Europian.

Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri janë pozitive, tregu i punës përballet me sfida të mëdha.

Këto përfshijnë mungesën e vendeve të punës me cilësi të lartë, papunësinë e lartë të të rinjve normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së këto vështirësi tensionojnë sistemet e mbështetjes reciproke të qytetarëve dhe vënë nën presion sistemet e mirëqenies sociale.

Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë rreth 43% më 2023.

Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, pasi vendi ende ka më shumë se një të katërtën e popullsisë në varfëri sipas standardit të Bankës Botërore (6.7 USD në ditë për frymë)./MONITOR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...