4.2 miliardë euro, jashtë bankave! Shqiptarët preferojnë pagesat në dorë, i shmangen pagesave elektronike

Data:

Shpërndaje:

Tradita e pagesave me lekë në dorë në Shqipëri po zgjerohet edhe më shumë.

Ndonëse në masë çdo sektor ofron mundësinë e pagesave elektronikisht për të deklaruar në këtë mënyrën edhe sasinë e parave të qarkulluara, shqiptarët zgjedhin të paguajnë “cash”.

4.2 miliardë euro u këmbyen në 2024 fizikisht sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 300 milionë euro më shumë se 1 vit më parë. (grafik) Kjo mënyrë’ e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit sipas ekspertëve të tregut.

“Duke parë dhe realitetin në të cilën operon shqipëria që për fat të keq shumë prej bizneseve edhe sot e kësaj dite kur ti shkon tq bësh pagesa nuk pranojnë me anë të kanaleve bankare kjo në njëfarë mënyre i nxit njerëzitqë të mbajnë gjithmonë cashin me vete. Shumë prej operatorëve në treg entiteve juridike apo ekonomike që operojnë thonë që kanalet bankare na kushtojnë më shumë në aspektin e transaksionit kështu që preferojmë pagesat me cash. Pjesa tjetër ka të bëjë me ekonominë informale”, shprehet Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Gjithsej në ekonominë shqiptare qarkullojnë 1.79 trilionë lekë, ndërsa paraja cash përbën 24%. Pothuajse 3 herë më shumë se norma mesatare në Bashkimin Europian.

“Është diçka negative nëse ne aspirojmë të bëhemi pjesë e BE. Aspekti i parë ka të bëjë me luftën ndaj informaliteti pra deklarimi pagave reale, aspekti i dytë reduktimi i kostove siç deklarojnë tregtarët”, shton më tej ai.

Për kufizimin e pagesave në dorë Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme caktimin e një limiti për pagesat cash, si dhe uljen e tavanit që ekziston për bizneset nën vlerën e 150 mijë lekëve.

PARAJA JASHTË BANKAVE

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Dhjetor 2023: 3.935 mln euro
Dhjetor 2024: 4.235 mln euro +300 milionë euro

PARAJA CASH NË RAPORT ME TOTALIN
(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Totali në Shqipëri: 1.79 trilionë lekë
Paraja Cash: 423.5 miliardë lekë +23.7%

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...