300 kompani do të mbështeten me grante për transformim të gjelbër në shumë të përgjithshme prej 25 milionë eurove, paralajmëroi Mickoski

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristian Mickoski sot paralajmëroi se pothuajse 300 kompani do të mbështeten me grante në vlerë prej 25 milionë euro për transformim të gjelbër. Por, theksoi, ai tranzicion i gjelbër duhet të bëhet hap pas hapi në mënyrë që mos t’u shkaktohet dëmindustrisë dhe shtetit.

“Po, punojmë, praktikisht me agjencinë ‘Inova’, për mundësimin dhe sigurimin e granteve për kompanitë, posaçërisht në pjesën e transformimit energjetik. Edhe në  Davos pata një paraqitje mjaft interesante. Po, për transformimin energjetik, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sepse nuk jam i sigurt, ndërsa për atë u dakorduan edhe një numër i madh i pjesëmarrësve në ato panele, se me atë transformim energjetik ne në afat të gjatë mund të gjenerojmë energji bazike, që i nevojitet industrisë për nevojat e vetë industrisë”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë nëse do të sigurohen grante për adaptim të kompanive drejt transformimit të gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Sipas tij, procesi duhet të zhvillohet hap pas hapi, sepse, siç theksoi, çdo procedurë e përshpejtuar mund t’i bëhet dëm edhe industrisë edhe shtetit.

“Por sa për informim për kompanitë, diku rreth 300 kompani janë paraparë të mbështeten me këto grante në shumë të përgjithshme prej 25 milionë eurove dhe së shpejti do të kemi edhe për atë shpallje në opinion dhe konkurs publik”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kontrollit në projektet infrastrukturore në Gazi Babë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...