Muharremi: Krizat kërkojnë menaxhim të matur, jo eskalim

Data:

Shpërndaje:

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka theksuar se menaxhimi i krizave është një detyrë e rëndësishme për ata që mbajnë pozita të larta publike.

Ai ka komentuar se shpallja e “rritjes ekonomike rekord” në kohë inflacioni mund të përkeqësojë situatën, duke nxitur rritjen e çmimeve.

Sipas tij, krizat kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të mençur, dhe jo një eskalim që mund të shkaktojë pasoja të tjera negative.

“Tani Ministri po ankohet se ka pasur shumë kriza gjatë mandatit. Metëvërtetë, ndonjëherë yjet ‘konspirojnë’ kundër nesh! Por është detyrë e jonë, sidomos kur kemi poste të larta publike, të përpiqemi të jemi sa më të urtë dhe të zgjuar që mundemi për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme me kohë. Jo të deklarojmë “KEMI RRITJE EKONOMIKE REKORDE” në kohë inflacioni, sepse kjo vetëm sa e stimulon rritjen e çmimeve. Nuk ishte qeveria gjermane ‘naive’ që e gjynjëzoj ekonominë e vet artificialisht dhe flirtoj me recesionin për të shkatërruar (JO STIMULUAR) kërkesën në treg. Secila krizë kërkon menaxhim të matur, jo eskalim. Pra, problemi nuk është vetëm tek krizat, por edhe tek mënyra se si ato menaxhohen”, shkroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dauti Komerc, fitues i vendit të parë në Top 100 në nivel nacional

Hamim Dauti, drejtor ekzekutiv i kompanisë Dauti Komerc, në një prononcim për Ora24.tv u shpreh se ky sukses është rezultat...

Mendi Qyra: “Afaristët janë motori i zhvillimit të vendit”

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë  në ngjarjen më të madhe ekonomike në vend,...

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor prej 3,8% për vitin e ardhshëm është disi e tepruar, kryetari i Këshillit...

20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Ekspertët vlerësojnë se dëmi ekonomik nga sulmet kibernetike arrin mbi 20 miliardë dollarë në ditë. Përveç ndërprerjes së...