Mbi 6500 vende të lira pune në të gjithë vendin

Data:

Shpërndaje:

Mbi 6500 vende të lira pune janë aktualisht të hapura në të gjithë vendin përmes portalit “puna.gov.al⁠”, duke ofruar mundësi të shumta punësimi për qytetarët me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), pozicionet e shpallura përfshijnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe u drejtohen kandidatëve që nga arsimi profesional dhe i mesëm, deri te profesionet që kërkojnë diplomë universitare dhe kualifikime të specializuara.

AKPA bën të ditur se ndër profesionet më të kërkuara aktualisht renditen ekonomistët, menaxherët, specialistët e komunikimit, inxhinierët mekanikë, zhvilluesit e programeve kompjuterike, inxhinierët civilë, specialistët e financës, drejtuesit në tregti dhe inxhinierët e elektroteknologjisë.

Njëkohësisht, kërkesa mbetet e lartë edhe për profesione që nuk kërkojnë domosdoshmërisht diplomë universitare, veçanërisht në sektorët e shërbimeve, prodhimit dhe ndërtimit. Punëdhënësit kërkojnë punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmëskuzhinierë, rrobaqepës, sistemues mallrash, prodhues këpucësh, kamarierë, shitës, shoferë të mjeteve të rënda, kuzhinierë dhe banakierë.

Aplikimi për vendet e lira të punës mund të kryhet online përmes portalit “puna.gov.al”, ndërsa qytetarët që kanë nevojë për asistencë gjatë procesit mund t’u drejtohen zyrave të punësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mijëra vizitorë në festimin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall

Mijëra vizitorë morën pjesë në festën e madhe me rastin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall. Yjet...

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...