Durmishi: Kompania Cavo Otomotiv do të investojë në Tetovë! Investim në vlerë prej rreth 20 milionë euro me 550 vende të reja pune

Data:

Shpërndaje:

Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi bëri të ditur se kompania Cavo Otomotiv do të investojë në Tetovë në vlerë prej 20 milionë eurove, që siç tha ministri, do të hapen 550 vende të reja pune. Durmishi tha se Cavo Otomotiv është kompani e njohur ndërkombëtare dhe me përvojë disa dekada në industrinë e automobilave që siç tha, investimi i tyre në Maqedoni tregon se vendi po fiton besimin e investitorëve globalë.

“Pas më shumë se një dekade, investim i ri në Tetovë! 21 milionë euro investim i jashtëm, 550 vende të reja pune për Tetovën dhe Pollogun!

 

Sot shënuam një tjetër hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Investimi i ri i kompanisë ndërkombëtare Cavo Otomotiv në ZZHTI Tetovë është dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut po fiton besimin e investitorëve globalë. Ky investim nënkupton mundësi reale për punësim, zhvillim profesional dhe një të ardhme më të mirë për qindra familje. Si Ministër i Ekonomisë dhe Punës, mbetem i përkushtuar që të krijojmë kushte për investime të reja, ekonomi më të fortë dhe vende pune të mirëpaguara për qytetarët tanë”, tha Durmishi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mijëra vizitorë në festimin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall

Mijëra vizitorë morën pjesë në festën e madhe me rastin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall. Yjet...

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...