Kontrolle për pemë, perime, ujë nga burime dhe pijet joalkoolike të importuara nga Kosova

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 4 mars – Për të garantuar siguri më të madhe të ushqimit dhe për të arritur një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, në kushte të intensifikimit të tregtisë së pemëve dhe perimeve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ka rritur intensitetin e kontrolleve në dërgesat e këtij lloj produkti të importuar në vend, nga të gjitha vendet.

Nga AUV njoftojnë se sot kontrollet e intensifikuara do të realizohen duke marrë mostra laboratorike për testimin e (mbetjeve) të pesticideve, me metoda të akredituara, nga çdo dërgesë. Mostrat do të merren në pikat e inspektimit gjatë importit, ndërsa dërgesat nuk do të lëshohen në qarkullim derisa të merret rezultat, me të cilin do të konfirmohet siguria e produkteve.

“Për shkak të gjetjes pozitive laboratorike të bakterieve koliforme në ujin mineral nga burimi me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin nga burime dhe ujë tjetër të ambalazhuar. (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr. 184/20218), nën mbikëqyrje të zgjeruar inspektuese është vendosur edhe importi i të gjitha dërgesave të ujit mineral burimor nga ky vend”, thuhet në njoftim.

Nën mbikëqyrjen e zgjeruar të inspektimit lidhur me kriteret mikrobiologjike për siguri të ushqimit janë edhe dërgesat e pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, ku në një dërgesë, analiza laboratorike përcaktoi praninë e baktereve aerobe.

“Për secilën nga dërgesat e ardhshme me ujë burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike në lidhje me kriteret mikrobiologjike për ushqimin”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...