FMN paralajmëron: Rivlerësimi i Euros, rrezik i lartë për ekonominë

Data:

Shpërndaje:

Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.

Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël.

Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.

“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë” vë në dukje FMN.

Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).

Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024 pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bëhu pjesë e botës plot ngjyra – Kids World Skopje të kërkon ty!

Jeni energjike, komunikative dhe e gatshme për të punuar në një ambient të ngrohtë e miqësor? Kids World Skopje,...

Kërkon punë? Kërkon punëtor? Shitni ose blini? Na kontaktoni për shpallje në emailin infobiznes.mk@gmail.com

Nëse keni përvojë punë në sferë të caktuar dhe kërkoni punë, na dërgoni informatat tuaja: Çfarë pune kërkoni, Përvojën e...

Nea Production ka nevojë për kameramane dhe fotografe

Nea Production është në kërkim të kameramanëve dhe fotografeve me ose pa përvojë pune për t'u bashkuar me...

Nga zyra në laptop, moda e re e punës së shqiptarëve

Puna freelance për kompani të huaja, si arriti “moda” në Shqipëri. A ka jetëgjatësi puna e palidhur me...