21 mijë banesa siguruan 85 mln euro nga Airbnb në 2024, a ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?

Data:

Shpërndaje:

Rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në fund të vitit 2024. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 85 milionë eurosh, pothuajse dy herë më e lartë se në vitin 2023. Cilat janë qytetet ku ky biznes është më i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhënia sipas muajve dhe për sa ditë në muaj qëndron i zënë apartamenti?

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të tretët që menaxhojnë pasuritë e të tjerëve. Dhënia e një apartamenti në pronësi me qira, apo administrimi i disa prej tyre nga të tretë po bëhet një alternativë për gjenerimin e të ardhurave për shumë familje apo individë. Ndonëse çmimet vijojnë të mbeten të ulëta, me mesatarisht 40-60 euro në ditë, fitimet e gjeneruara në total po rriten nga viti në vit.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që i kaloi 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14 milionë euro. Në 4 vjet, numri i njësive që janë dhënë me qira është më se katërfishuar. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 5.3 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...