3.3 milionë euro që ish-vaskat e peshkut Drenovë të kthehen në Pol të Festivaleve

Data:

Shpërndaje:

Ish-vaskat e peshkut në Drenovë që sot e kanë humbur funksionin parësor të tyre pritet të kthehen në një pol të festivaleve dhe industrisë kreative me një investim 3.3 milionë euro që parashikohet të kontraktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky institucion së fundmi njoftoi procedurën me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Drenovë: Ndërtimi i godinave dhe parkut të “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” Drenovë, Korçë”.

“Projekti synon të krijojë një pol kulturor dinamik në Drenovë, Korçë, duke transformuar “ish vaskat e peshkut” të braktisura prej kohësh në një qendër të lulëzuar për kreativitet dhe rritje ekonomike. Duke ripërdorur këtë vend të lënë pas dore, nisma synon të stimulojë zhvillimin në sektorë kyç si mikpritja, turizmi ekologjik dhe arti, duke promovuar novacionin brenda industrive krijuese.

3.3 milionë euro që ish-vaskat e peshkut Drenovë të kthehen

Topografia unike e sitit do të integrohet me kujdes me dizajnin modern, duke e pozicionuar parkun si një shtytës kryesor të progresit të qëndrueshëm rajonal. Ai do të ofrojë një platformë për bashkëpunim midis artizanëve, sipërmarrësve dhe vizitorëve vendas, duke nxitur partneritete që frymëzojnë ide, produkte dhe shërbime të reja. Për më tepër, projekti do të ofrojë mundësi arsimimi dhe ngritjeje kapacitetesh për popullatën vendase, duke i pajisur ata me aftësi thelbësore për industritë në zhvillim.

Si përfundim, parku kulturor synon të pasurojë rajonin si ekonomikisht ashtu edhe kreativisht, duke e vendosur Drenovën si qendër për inovacion, shkëmbim kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm” thuhet në dokument.

3.3 milionë euro që ish-vaskat e peshkut Drenovë të kthehen

Hapësira ku do të zërë vend projekti ka një sipërfaqe prej 18.3 hektarësh ku topografia origjinale si rrjedhojë e funksionit të mëparshëm sipas FSHZH krijon mundësinë për një hapësirë unike.

Parku do të përfshijë zonën e festivaleve, zonë kampingut dhe elementë të tjerë plotësues./ Monitor

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve...

Bislimoski: Kapacitete të reja që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme

Mesatarisht, çdo ditë pothuajse një MW i ri në katër vitet e fundit është lidhur me sistemin e...