SYRI TV/ Banorët e Tragjasit në protestë për ujin e pijshëm: Po na marrin ujin po e çojnë në Dhërmi

Data:

Shpërndaje:

Banorët e Tragjasit në Vlorë kanë protestuar pasi një firmë po u merr ujin që sipas tyre do të shkojë në zonat turistike në Palasë. Ata nuk janë në dijeni të punimeve, por shprehen se nuk do të lejojnë tua marrin ujin pasi kanë të vetmen mundësi jetese. Banorët shprehen të bindur që protesta e tyre nuk do të ndalet, teksa i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa.

SYRI TV

Marrja e ujit për në zonën turistike të Palasës ka ngritur të protestë banorët e Tragjasit. Ata shprhen se punimet për këtë projekt kanë filluan disa ditë më parë por komuniteti nuk është në dijeni në lidhje me këtë situatë. Të irrituar dhe të revoltuar për cfarë po ndodh në fshatin e tyre, banorët shprehen se nuk do të lejojnë që tu vjedhin ujin.

Madje shkojnë edhe me tej teksa thonë që me këto mënyra duan që ti shpërngulin nga fshati, por banorët theksojnë se nuk do të lejojnë marrjen e ujit dhe protesta do të vijojë deri ne fund.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Qeveria hap mundësinë për blerjen e stazhit: Me 13 vite pune, mund të plotësoni edhe 2 vite për pension

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj stazh për të arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh,...

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për...

Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

  Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit Çdo megavat i ri...