Shtrenjtohet bileta e autobusit në Korçë, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion. Qytetarët të revoltuar

Data:

Shpërndaje:

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do të zgjatet. Kjo situatë ka shkaktuar acarimin e qytetarëve të cilët theksojnë se këto ndryshime shkojnë kundër interesit të përdoruesve të autobusëve.

Për qytetarët ndryshimi i çmimit të biletës dhe kohës së pritjes është i papranueshëm.

 

“Jo nuk duhet të ngrihet. Pse duhet të ngrihet? S’ka arsye. Është kohë e largët, nuk është e leverdishme për njerzit”,-shprehet një qytetar.

“Nuk është e arsyeshme. Ne mirë e kemi kohën, pse ta ngrenë? Orarin e kemi tamam. Nuk e përballojmë dot”,-tha një tjetër.

“Nuk me duket normale se jemi fukarenj. Çdo bëj më 100 mije lek? Ku pres dot unë, këta ikin fare nga ligji, nuk mendojnë për popullin, janë hajdute”,-tha një qytetar.

Shërbimi urban në qytetin e Korçës dhe disa rrethina përballet me një situatë të vështirë, pasi çmimi i biletës është rritur nga 30 në 40 lekë, ndërsa koha e pritjes për autobusët është shtuar nga 25 në 45 minuta.

Shkak për këtë situatë është bërë tërheqja e subjektit privat “Ortakëria Korçare,” që prej vitesh administronte linjat e shërbimit urban në qytet. Burime pranë Bashkisë Korçë bëjnë me dije se subjekti privat ka lajmëruar prej pesë muajsh për vështirësi financiare, duke argumentuar se shpenzimet për shërbimin urban janë më të larta se të ardhurat, pavarësisht subvencioneve nga bashkia. Kjo ka çuar në ndërprerjen e kontratës mes bashkisë dhe subjektit privat e krijimin e një kontrate të re, me kushte të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Dua Lipa padit kompaninë “Samsung”, kërkon 15 milionë $ dëmshpërblim

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka paditur kompaninë Samsung duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim,...

KRRE pritet t’i shpallë çmimet e reja të derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i shpallë çmimet e reja të derivateve. Nga Qeveria presin ulje të çmimeve,...