Blendi Fevziu akuza për Bypass-in e Vlorës, reagon kompania: Punimet, brenda të gjitha standardeve

Data:

Shpërndaje:

Gazetari Blendi Fevziu, publikoi në faqet e tij në rrjetet sociale një video nga Bypasi i Vlorës, ku akuzoi se rruga është në gjendje të rëndë e të pakalueshme. Video u shpërnda mbrëmë vonë dhe pas kësaj menjëherë ka reaguar Kompania Gener 2 që po kryen punimet.

Kompania i ka konsideruar të pabaza pretendimet se në Bypass-in e Vlorës gjendja e rrugës paraqitet problematike apo mund të jetë burim aksidentesh aumobilistike.

“E vërteta e vetme është se ashtu siç është njoftuar disa herë më parë, aktualisht rruga po ndërtohet dhe se ajo është bllokuar për kalimin e automjeteve deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Ndërkohë, kompania ka zbatuar me rreptësi të gjitha masat e sigurisë, duke vendosur edhe sinjalistikën e nevojshme përgjatë rrugës, sipas të gjitha normave dhe rregullave të qarkullimit automobilistik.

Nënvizojmë se për realizimin e këtyre punimeve është marrë leje për mbylljen e përkohshme të rrugës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe nga Policia e Shtetit, duke aplikuar planin e miratuar të menaxhimit të trafikut.

Qartësojmë se plani i menaxhinit të trafikut përfshin vendosjen e tabelave, duke filluar nga fillimi i rrugës në km 0 dhe deri në Km 10+450, ku është vendosur edhe bllokimi me new jersey dhe është lënë i lirë vetëm një akses për mjetet e kantierit, i cili menaxhohet nga flamurtarët gjatë ditës dhe bllokohet gjatë natës.

Theksojmë se në km 15 rruga është e mbyllur totalisht nga të dyja anët si dhe ka prezencë të dy flamurtarëve, të cilët qendrojnë për të dhënë sinjalet përkatëse.

Po ashtu, siç edhe mund të konstatohet lehtësisht në terren, duke filluar nga km 28 deri në km 19+400, ka prezencë të tabelave, të cilat paralajmerojnë për punimet që po kryhen në rrugë si dhe bllokimin të përkohshëm të rrugës.

Në km 19+400 rruga është e mbyllur me new jersey, ku është lënë vetëm një akses përseri për mjetet e kantierit, i cili menaxhohet nga flamurtarët gjatë ditës edhe mbyllet gjatë natës.

Gjithashtu, në km 15 nga ky drejtim, rruga siç edhe paralajmërohet nga tabelat përgjatë saj, është e bllokuar totalisht.

Bëjmë me dije se çdo qytetar, i cili nuk respekton sinjalistikën dhe nuk i bindet flamurtarëve, vijon me rrugën deri në km 15 edhe pastaj është i detyruar të kthehet sërish, për arsye të bllokimit total të rrugës.

Çdo automjet që mund të ketë kaluar në zonën ku po kryhen punimet, në rastin më të mirë ka injoruar tabelat paralajmeruese, ose në rastin më të keq, ka kapërcyer mbi barrierat ndaluese.

Sakaq, informojmë qytetarët se punimet e rrugës po kryhen brenda të gjitha standardeve dhe në përputhje me të gjitha kushtet e sigurisë ku shumë shpejt Bypass-i i Vlorës do të jetë plotesisht i aksesueshëm.

Data e planifikuar për perfundimin e punimeve të mbetura është 10 Prill 2025″, sqaron Gener 2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...