Pse po rritet euro?

Data:

Shpërndaje:

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë.

Monedha europiane ka kapur kuotën e 100 lekëve, duke u vlerësuar me rreth 3 lekë vetëm në ditët e fundit. Ky është niveli më i lartë i euros që prej korrikut të vitit të kaluar. Por si shpjegohet ky forcim i beftë i euros? Cilat janë arsyet?

Sipas të dhënave nga agjencitë e këmbimit valutor, në treg ka një shtim të sasisë së lekut, për shkak të pagesave që ka bërë qeveria këtë muaj nga buxheti për prokurimet e fundvitit. Nga ana tjetër, sasia e euros në qarkullim është tkurrur, pasi turistët kanë qenë më të paktë, si pasojë edhe e përkeqësimit të motit. Paralelisht, është rritur kërkesa për euro nga bizneset që kanë bërë blerjet e fillimit të sezonit.

Por a do të vijojë rritja e euros? Një pyetje që vlen 1 milion dollar, por gjasat janë për një forcim të mundshëm, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet në prag, ku shtohet sasia e lekut që hidhet në qarkullim. Lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit ka reaguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin për Shqipërinë, publikuar pak ditë më parë, FMN vlerëson se nëse kursi i këmbimit do të marrë një kthesë të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022, kur euro ishte mbi 120 lekë, do të ndikonte negativisht në sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë. (Aurora Sulçe)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...