Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Data:

Shpërndaje:

Fondi shtetëror norvegjez është fondi më i madh në botë me 1,8 trilion dollarë. Vitin e kaluar pati një fitim rekord vjetor – 222 miliardë dollarë.

Megjithatë është paralajmëruar se një kthim i fortë nuk do të vazhdojë përherë. Ky është viti i dytë me fitim rekord, duke kaluar 190 miliardë dollarët rekord nga viti 2023.

“Kemi pasur një vit shumë të fuqishëm. Kemi pasur një fitim të madh nga sektori i teknologjisë”, tha Nicolai Tangen, drejtor ekzekutiv i Bankës Norvegjeze (NBIM), që menaxhon fondin.

Afro 50% e fitimit është nga aksionet e kompanive teknologjike, kryesisht nga kompania Nvidia.

Megjithatë, Tangen theksoi se rritja e të ardhurave mund të mos vazhdojë, shkruan reuters.

“Po dua vetëm të paralajmëroj sërish se kjo nuk do të vazhdojë përgjithmonë”, tha ai.

Aksionet e prodhuesve të çipave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë po rriten sot, për herë të dytë radhazi, pas një uljeje të vlerës së aksioneve të këtyre kompanive, që ka ndodhur pas prezantimit të një mjeti të inteligjencës artificiale nga Kina, DeepSeek, ka shkaktuar një rënie të vlerës së aksioneve të këtyre kompanive. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...