Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Data:

Shpërndaje:

Në Slloveni, disa qendra tregtare dhe supermarkete janë duke u bojkotuar nga qytetarët, dhe ky bojkot do të vazhdojë deri më 2 shkurt.

Pas kësaj date, bojkotet do të zgjaten për t’u fokusuara në rrjetet tjera tregtare nga 3 shkurti deri më 9 shkurt.

Ky bojkot shumëditor pason një bojkot të ngjashëm të zhvilluar në Kroaci, ku një ditë bojkot shkaktoi një rënie të ndjeshme të qarkullimit, deri në 50 për qind.

Shoqata e Konsumatorëve të Sllovenisë e konsideron bojkotin një formë legjitime të protestës, duke theksuar se ai mund të dërgojë një mesazh të fortë për shitësit për rëndësinë e çmimeve të drejta dhe përballueshmërisë, shkruajnë mediat.

Sipas statistikave të Sllovenisë, ushqimet kanë rritur çmimet mesatarisht me 44 për qind krahasuar me dhjetë vjet më parë, megjithatë, rritja e çmimeve është ngadalësuar vitin e fundit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...