Rritet Euro, shkon në 100 Lekë

Data:

Shpërndaje:

Pas disa muajsh zhvlerësimi në raport me Lekun, monedha evropiane ka fituar pikë, duke u këmbyer me 100 Lekë.

Kjo është vlera e kursit të këmbimit valutor Bankës së Shqipërisë për këtë fund Janari, duke shënuar kështu realitet të ri me një rritje me 3 pikë. Vetëm këtë fillim Janari monedha evropiane ra në vlerën e 97.87 Lekë, duke pasur një rritje të monedhës vendase.

Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe monedhat e tjera si dollari amerikan dhe paundi britanik. Ndërkohë që edhe në pikat private të tregut valutor, Euro këmbëhet me 99,3 Lekë. Një rritje me mbi dy pikë, e krahasuar me një javë më parë.

Megjithëse kursi i këmbimit është shoqëruar me ulje-ngritje të here pas hershme, e që prej Gushtit, 1 Euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 Lekë për një periudhë të gjatë kohore. Konkretisht, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë niveli më i ulët do të regjistrohej në 26 Shtator 2024 ku 1 Euro u këmbye me 97.97 Lekë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse të monedhës europiane i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Për stabilizimin e Euros, Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndërhyrje gjatë vitit të kaluar. Edhe përgjatë vitit 2025, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë Euro.

Tv Klan

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...