KEK-u thotë se gjatë dhjetorit 2024 ka shitur tepricat në vlerë prej 100,489 euro

Data:

Shpërndaje:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një sqarim lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike përgjatë muajit dhjetor të 2024-ës.

Sipas KEK-ut, vlera totale e shitjes së tepricave për muajin dhjetor është 100 mijë e 489 euro.

“Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. Vetëm tepricat e energjisë, të cilat janë në dispozicion për shkak të konsumit të ulët gjatë orëve të natës, shiten përmes bursës shqiptare ALPEX dhe ankandeve publike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK thotë se ka realizuar shitjen e tepricave të energjisë elektrike si më poshtë:

Gjatë vitit 2024: 645,824 MWh, me çmim mesatar prej 70.84€/MËh, duke realizuar një total shitje prej 45,747,305€.

Gjatë muajit dhjetor 2024: 1,180 MWh, me çmim mesatar prej 85.13€/MËh, duke realizuar një total shitje prej 100,489€.

“KEK thekson se këto të dhëna janë të sakta dhe të bazuara në raportet zyrtare, transparente dhe në përputhje me marrëveshjet kontraktuale me partnerët afarist KEDS/KESCO dhe KOSTT. Çdo përpjekje për të keqinformuar opinionin publik dhe për të paraqitur këto të dhëna në një dritë negative është e pajustifikuar dhe tendencioze. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e angazhuar për ofrimin e energjisë elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe për transparencë në çdo aspekt të operimeve të saj”, thuhet tutje në njoftim. / Front Online /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...