“Trepça” ia ndërprenë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, mungoi në punë 42 ditë

Data:

Shpërndaje:

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, inicialet e të cilit janë A.V.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sepse ka munguar në punë 42 ditë.

“Me datën 29.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.V pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie ditë kalendarike”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, komisioni disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.V.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...