Miteva: Maqedonia shënon rritjen më të lartë ekonomike në rajon, Banka Botërore rrit parashikimin për vitin 2026

Data:

Shpërndaje:

Miteva: Maqedonia shënon rritjen më të lartë ekonomike në rajon, Banka Botërore rrit parashikimin për vitin 202

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, bëri të ditur se Banka Botërore ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 në 3,2 për qind, ose 0,3 pikë përqindjeje më shumë se projeksionet e mëparshme.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian, Miteva theksoi se vendi në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi rritje ekonomike prej 4,3 për qind, norma më e lartë në mesin e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Mesatarja rajonale ishte 3,6 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, ndërtimtaria shënoi rritje reale prej 21,9 për qind, industria përpunuese 4,1 për qind, ndërsa sektori i informacionit dhe komunikimit 4,3 për qind. Konsumi final, ndërkohë, u rrit nominalisht për 7 për qind.

Miteva vlerësoi se këta tregues dëshmojnë për aktivitet të shtuar ekonomik, por theksoi se rezultatet statistikore nuk nënkuptojnë se janë tejkaluar të gjitha sfidat ekonomike.

Ajo shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rritjes ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe zbatimin e reformave që synojnë përmirësimin e standardit jetësor të qyetetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...