Qeveria vazhdoi deri më 12 tetor masën për uljen e TVSH-së për naftën

Data:

Shpërndaje:

Qeveria e vazhdon masën me të cilën TVSH-ja për naftën ulet nga 18 në 10 për qind deri më 12 tetor, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përcjell TV21. Sipas Dimitrieska-Koçoskës, me këto masa Qeveria vazhdon të mbrojë standardin e qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendase.

“Me vazhdimin e kësaj mase ndikojmë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe kufizojmë bartjen e presioneve të jashtme të çmimeve mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera. Reagojmë në kohë dhe me përgjegjësi, duke ndjekur zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe duke marrë masa kur është e nevojshme për të mbrojtur standardin e qytetarëve”, shkroi Dimitrieska-Koçoska në profilin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille ,...

Nafta në kulmin e konsumit? – Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Importi i karburanteve ka arritur shifrën më të lartë gjatë këtij viti në muajin Gusht, çka lidhet drejtpërdrejt...

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Çmimet e naftës ranë mbi 2%, pasi shpresat për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe...

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...