Çmimet e naftës ranë mbi 2%, pasi shpresat për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe rikuperimi i eksporteve saudite, zbutën shqetësimet për furnizimin.
Nafta Brent ra për 2.12%, në 101.68 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane u ul 2.32%, në 93.85 dollarë.
Katari tha se, së bashku me Pakistanin, po ndërmjetëson mes Uashingtonit dhe Teheranit për rikthimin e bisedimeve.
Ndërkohë, eksportet e naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite janë rritur mbi 4 milionë fuçi në ditë gjatë shtatorit, nga 2.4 milionë në gusht.
Sipas JPMorgan, rrjedhat e naftës nga Lindja e Mesme kanë mbetur relativisht të forta, pavarësisht ndërprerjeve në tubacionin Lindor-Perëndimor të Arabisë Saudite.
Megjithatë, kufizimet në qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë të kufizojnë rënien e çmimeve.
Ndërsa, çmimi naftës ka arrit rekord në Kosovë. Një litër naftë sot kushton deri 1 euro e 94 centë.


