Katër milionë euro për automjete dhe pajisje – mbështetje nga BE-ja për Drejtorinë e Doganave në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme

Data:

Shpërndaje:

Drejtoria e Doganave ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 4 milionë eurosh. Njëzet e një automjete për njësinë mobile, si dhe pesë automjete për njësinë K-9 dhe pajisje forenzike, do të forcojnë kapacitetet e doganave në luftën kundër krimit të organizuar që ndikon në tregti dhe në zinxhirët e furnizimit, njoftoi Delegacioni i BE-së në vend.

“Me rritjen e tregtisë, rritet edhe lëvizja e paligjshme e mallrave, automjeteve dhe njerëzve, duke i bërë metodat e mashtrimit doganor dhe kontrabandës gjithnjë e më të sofistikuara. Prandaj, është e rëndësishme që sistemet e kontrollit doganor të forcohen, në mënyrë që të parandalohen dhe zbulohen mashtrimet doganore dhe tregtia e paligjshme e mallrave, ndërsa njëkohësisht të lehtësohet tregtia dhe të arrihet një partneritet i vërtetë me komunitetin e biznesit”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së.

Siç bëjnë të ditur nga atje, pajisjet e IT-së lidhen me dhomën e përmirësuar të serverëve në selinë qendrore të doganave, ndërsa softueri vendos një sistem të ri të unifikuar të përdoruesve për menaxhimin e operatorëve ekonomikë në vend, përkatësisht një numër unik për regjistrim dhe identifikim (EBRI) dhe nënshkrim digjital. Këto kapacitete doganore, të financuara nga BE-ja, ua lehtësojnë kompanive punën me BE-në.

“BE-ja është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, duke përbërë 76% të eksporteve të saj. Lëvizja më e shpejtë e mallrave u ndihmon bizneseve t’i kryejnë procedurat doganore me më pak kosto dhe në mënyrë më efikase, por gjithashtu i bën kufijtë më të sigurt”, vlerësojnë nga Delegacioni i BE-së.

Projektet e financuara nga BE-ja dhe të zbatuara në të mirë të Drejtorisë së Doganave arrijnë në vlerën prej 25 milionë eurosh. Lista e projekteve, e cila përfshin edhe terminalin doganor në pikën kufitare Tabanoc, është pjesë e kërkesave për anëtarësim dhe për përafrim me Bashkimin Doganor të BE-së si një zonë e vetme tregtare. Kjo mbështetje e ndihmon administratën doganore të përgatitet plotësisht pasi kufijtë e vendit të bëhen kufij të BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...