Qeveria: Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë, ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

Data:

Shpërndaje:

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ka arritur në 2.6%, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2022 ishte 16.8%, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet. Nga Qeveria thonë se ulja e ndjeshme e inflacionit tregon për zbutjen e presioneve mbi çmimet. Sipas tyre, norma e inflacionit në vend është më e ulët se ajo e vlerësuar në eurozonë, e cila në gusht ishte 3.3%. Në korrik, inflacioni në Maqedoninë e Veriut ishte 2.3%, ndërsa në eurozonë 2.9%.

Sipas të dhënave të publikuara deri tani nga Eurostat, norma më të ulëta se Maqedonia në gusht kanë pasur Finlanda me 2.4%, Malta me 1.9% dhe Estonia me 1.3%. Qeveria thekson gjithashtu se prodhimi industrial në korrik është rritur me 1.3% në bazë vjetore, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit rritja ka qenë 0.9%.

 

 

Sipas ekzekutivit, këta tregues tregojnë për një stabilizim të inflacionit dhe përmirësim të aktivitetit ekonomik, ndërsa politikat ekonomike, sipas tyre, synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe nxitjen e investimeve dhe rritjes ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...