RMV dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për interkonektor të gazit

Data:

Shpërndaje:

U nënshkrua Marrëveshja për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi, mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski. Pjesa e interkonektorit që do të ndërtohet në vend parashihet të jetë 22.4 kilometra dhe afati i parashikuar për realizimin e plotë të projektit është fundi i vitit 2028. Drejtori i NOMAGS Nedim Rama tha se e kanë përzgjedhur kompaninë vendase “Rapid Bild”, sepse ka pasur ofertën më të favorshme, dhe se ky projekt do te kushtoj 29.4 milion euro.

Nedim Rama, drejtor i SHA NOMAGAS

 

“Pjesa jonë e interkonektorit do të jetë me gjatësi prej 22.4 km dhe me diametër prej 500 milimetër. Pika fillestare do të jetë pranë bllok stacionit ‘Kleçevc’, ndërsa pika e fundit do të jetë në kufirin me Serbinë pranë fshatit Sopot. Në kuadër të projektit do të ndërtohen edhe 5 objekte shoqëruese, stacioni kryesor matës, stacioni reduktues, bllok stacioni dhe dy stacione pranuese dhe dërguese për pastrimin e tubacionit”.

 

Ndërsa, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se me ndërtimin e interkonjektorëve me Greqinë dhe Serbinë, vendi fiton lidhje të plotë vertikale të energjisë.

 

Hristijan Mickoski, kryeministër

 

“E para është se pas përfundimit të këtij projekti dhe përfundimit të interkonektorit, pra të tubacionit që do të na lidhë me fqinjin tonë jugor, me Greqinë, pres që ky projekt të përfundojë diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, megjithëse në gjysmën e dytë, në fund të vitit 2028, ky interkonektor me fqinjin tonë verior të përfundojë, do të marrim një lidhje plotësisht vertikale që është pjesë e Korridorit 10 dhe pozicioni gjeostrategjik i vendit bëhet në mënyrë dramatike më i rëndësishëm pasi të realizohen këto projekte”.

 

Ata njoftuan se kapaciteti teknik i parashikuar është deri më 160 000 kub gazë në orë.

 

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...