GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

Data:

Shpërndaje:

Autostrada Shkup–Bllacë po merr një dimension të rëndësishëm edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Krahas SHA “Granit” si kompani vendore, në tenderin për ndërtimin e kësaj autostrade ka marrë pjesë edhe GENER2, si një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit nga Shqipëria.

GENER2 do të angazhohet në një nga pjesët më komplekse të projektit – ndërtimin e urave dhe tuneleve.

Bëhet fjalë për një segment me kërkesa të larta teknike, që përfshin gjithsej 5 tunele, 8 ura dhe 11 nënkalime.

Faza e dytë e ndërtimit të autostradës u promovua dje nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti dhe bashkëkryetarët e VELN-it, Izet Mexhiti e Bilall Kasami, projekt i cili kap vlerën prej 198 milionë euro.

Pjesëmarrja e një kompanie të madhe shqiptare në këtë projekt e forcon edhe më tej dimensionin rajonal të autostradës Shkup–Bllacë e cila pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Nga një projekt i zvarritur për vite, autostrada Shkup–Bllacë tashmë po kalon në fazën konkrete të realizimit, me kompani të mëdha të përfshira dhe me punime në terren.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...