Mickoski: Premtuam rritje të pensioneve për 5,000 denarë, i rritëm për 7,000 denarë! Tejkaluam premtimin

Data:

Shpërndaje:

Rritja e pensioneve mbetet një nga masat kryesore sociale të Qeverisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pohon se ajo që ishte premtuar jo vetëm që është përmbushur, por edhe është tejkaluar.

Ai theksoi se në vend të rritjes lineare të paralajmëruar fillimisht prej 5.000 denarësh, pensionistët kanë marrë një shumë më të lartë prej 7.000 denarësh.

 

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski nënvizoi se kjo masë ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të kategorisë më të moshuar të qytetarëve.

“Kur ishim në opozitë premtuam se do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë rritje lineare prej 5.000 denarësh për të gjithë pensionistët. Ne shkuam një hap më tej dhe siguruam 7.000 denarë rritje lineare”, deklaroi kryeministri.

 

 

Ai shtoi se në familjet ku ka dy pensionistë, kjo nënkupton 14.000 denarë shtesë në muaj, gjë që, sipas tij, kontribuon për një jetë më dinjitoze.

Mickoski theksoi gjithashtu se vendimi për rritjen lineare të pensioneve është duke u kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar se iniciativat vijnë nga persona të afërt me opozitën.

 

 

“Më parë pensionet rriteshin me 10, 15 apo 20 denarë, ndërsa tani me këto 7.000 denarë për pensionist kemi arritur, pak a shumë, t’i zbusim sfidat me të cilat përballen”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...