Pas 12 vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Turqia rikthejnë në nivel të lartë dialogun për transportin rrugor!

Data:

Shpërndaje:

Në Ministrinë e Transportit u mbajt mbledhja e Komitetit të Përbashkët për Transportin Rrugor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, duke shënuar rikthimin e dialogut institucional në këtë format pas më shumë se 12 vitesh.

Delegacioni i Republikës së Turqisë u kryesua nga Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dumuş Ünüvar, dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Shërbime Transporti të Republikës së Turqisë, z. Hasan Boz, të shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve kompetente turke.

Nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, takimi u kryesua nga Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me përfaqësues të sektorëve dhe njësive kompetente për transportin rrugor, transportin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve.

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për zhvillimet në sektorin e transportit rrugor, bashkëpunimin bilateral, nevojat e transportuesve dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të lidhjeve transportuese dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Rezultati më i rëndësishëm i takimit ishte nënshkrimi i protokollit të ri për transportin rrugor, me të cilin u dakordua rritja e numrit të lejeve për operacionet e transportit me vendet e treta nga 1.300 në 1.500, si dhe rritja e numrit të lejeve ekzistuese nga 3.150 në 3.500. Gjithashtu, palët u dakorduan për shkëmbimin e 250 lejeve shtesë për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së nevojave në rritje të transportuesve dhe lehtësimit të qarkullimit të mallrave ndërmjet dy vendeve.

Të dyja delegacionet vlerësuan se këto vendime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të kushteve më të favorshme për sektorin e transportit, duke kontribuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimin e lidhjeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Në takim u theksua se dy vendet gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale dhe partneritet të fuqishëm në shumë fusha, ndërsa u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të transportit modern, efikas dhe të qëndrueshëm.

Mbledhja e Komitetit të Përbashkët për Transportin Rrugor konfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e projekteve e iniciativave të përbashkëta në fushën e transportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...