KRRE të hënën pritet ta ulë çmimin e dizelit për 6.5 denarë

Data:

Shpërndaje:

Qeveria mori vendim për zgjatjen e masës për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor. Në komunikatën e Qeverisë dërguar mediave pas seancës së mbajtur online, njoftuan se së bashku edhe me diskutimet që i kanë bërë me OKTA-n, presin që dizeli nga nesër të shitet për 6.5 denarë më lirë, kurse benzina për 1.5 denarë më lirë.

Qeveria e RMV-së

“Njëkohësisht, si rezultat i bisedimeve që Qeveria zhvilloi me furnizuesin më të madh vendas të derivateve të naftës, kompaninë ‘OKTA’, është siguruar një zbritje shtesë prej 2 denarësh për litër, e cila do të fillojë të zbatohet nga nesër, e hëna, 1 qershor. Me këto masa dhe sipas llogaritjeve tona, presim që çmimi i karburantit dizel të ulet me 6.5 denarë, ndërsa çmimi i benzinës do të ulet me 1.5 denarë për litër”.

Qeveria pret që ulja e çmimeve të karburanteve, të kontribuojë në uljen e kostos së jetesës dhe të punës, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve përballë sfidave ekonomike globale.

Vendimi i Qeverisë pritet të merret parasysh në vendimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës, i cili të hënën cakton çmimet e reja të derivateve.

Këtë ulje të çmimeve, kryeministri Hristjan Mickoski e paralajmëroi të shtunën, kur nga nga gazetarët u pyet se çfarë do të ndërmerr qeveria, pasi sot përfundon afati I masave ekonomike që i vendosi Qeveria, pas nisjes së konfliktit Izrael, SHBA dhe Iran.

Emine Ismaili /SHENJA/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Çmimet e naftës ranë mbi 2%, pasi shpresat për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe...

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...