Ndryshimet klimatike ndikojnë tek punëtorët e ndërtimit dhe fermerët

Data:

Shpërndaje:

Temperaturat e larta ndikojnë jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ankthi, depresioni, produktiviteti i reduktuar dhe mungesat në punë në rritje janë gjithnjë e më të zakonshme tek punëtorët e ekspozuar ndaj kushteve ekstreme të motit.

Ekspertët paralajmërojnë nëse nuk merren masa, rreziku i sëmundjeve profesionale po rritet gjithashtu.

“Eko-ankthi dhe eko-depresioni janë fenomene që bien në sy sot. Eko-ankthi i referohet një ndjenje shqetësimi për shëndetin e vet, për mjedisin ose për shoqërinë në tërësi. Por nga ana tjetër, eko-depresioni do të thotë shfaqja e ndjenjave të depresionit, trishtimit, për shkak të efekteve të mundshme që ndryshimet klimatike mund të kenë në shëndetin e njerëzve.”, u shpreh specialisti i mjekësisë së punës Dragan Mijakoski.

Punëtorët e ndërtimit dhe fermerët janë më të prekurit. Sidomos ata që punojnë pa mbrojtje të duhur dhe kontrolle të rregullta shëndetësore. Edhe pse vendi ka një plan veprimi për të mbrojtur popullsinë nga valët e të nxehtit, nevojiten masa më të rrepta dhe rregullore më të sakta për punën jashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

“Sidomos në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 16:00 ose 17:00, veçanërisht në kushtet e zonës portokalli kur kemi valë të të nxehtit, në mënyrë që të mos jetë vetëm në nivelin e një rekomandimi, por të rregullohet më saktë. Nuk kemi asnjë punëtor që ka pasur ndonjë formë më serioze të goditjes nga të nxehtit, por është e sigurt se goditja nga dielli, ndonjë fazë e ngërçeve të të nxehtit, dehidratimi absolutisht ndodhin.”, u shpreh specialisti i mjekësisë së punës Sasho Stoleski.

Përveç temperaturave të larta, një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve është ndotja e ajrit, e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare. Ndryshimi i klimës nuk është vetëm një problem mjedisor – po bëhet një kërcënim serioz për shëndetin e punëtorëve që punojnë jashtë – ekspertët paralajmërojnë se nevojiten masa dhe rregullore të përshtatshme. /rtvm2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...