Hoxha: Regjistër digjital i ndotësve – për më shumë transparencë, përgjegjësi dhe besim

Data:

Shpërndaje:

 
Shkup, 31.03.2026 Në brifingun e sotëm për media, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, informoi për aktivitetet dhe politikat aktuale të fokusuara në përballimin me ndotjen e ajrit dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar përkushtimin e institucionit ndaj transparencës dhe dialogut të hapur me publikun.
Ministri theksoi se përgatitjet për Ligjin e ri për kontrollë të emisioneve  industriale, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027, po zhvillohen paralelisht me forcimin e kontrolleve dhe kapaciteteve të laboratorit shtetëror. Në këtë drejtim, u paralajmërua një debat publik për lejen e re të USJE-së, ndërsa tashmë po organizohen takime me operatorët që kanë leje të integruar A, për përshtatje më të shpejtë me rregullat e reja.
Theks i veçantë iu kushtua përgatitjeve për krijimin e platformës digjitale – Regjistri i ndotësve, si një mekanizëm kyç për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë. Sipas Hoxhës, përmes mbledhjes sistematike dhe publikimit të të dhënave për emisionet, mbeturinat dhe përdorimin e burimeve, regjistri do të sigurojë informacione të besueshme dhe të krahasueshme, duke krijuar një presion konstruktiv për respektimin e standardeve.
Njëkohësisht, institucionet japin shembull përmes projekteve aktuale për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes në objektet publike. Sa i përket masave qeveritare për amvisëritë, Ministria e Energjetikës aktualisht po shpërndan vauçerë për inverterë, me ç’rast mbi 4000 familje do të përdorin mënyrë më ekologjike të ngrohjes.
Ministri Hoxha informoi se transparenca po forcohet edhe përmes debateve publike për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur, si dhe për Ligjin për natyrën në muajin prill, që tashmë është në proces. Hoxha theksoi se zgjidhjet ligjore për Kënetën e Studençishtës dhe Liqenin e Ohrit së shpejti do të hyjnë në procedurë qeveritare.
Në brifingun me mediat u theksua gjithashtu se aktivitetet për vendosjen e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave po vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar. Për më tepër, aktualisht po punohet për një zgjidhje sistematike dhe afatgjatë për deponinë në Jegunovcë, përmes analizës së masave më të përshtatshme dhe sigurimit të mbështetjes financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...