Çmimet e larta të karburantit shtyjnë qytetarët e Shqipërisë drejt Strugës

Data:

Shpërndaje:

Rritja e çmimit të karburanteve po i shtyn gjithnjë e më shumë shqiptarët t’u drejtohen vendeve fqinje, ku çmimet janë më të ulëta. Diferenca e çmimit shkon në 74 lekë për litër, duke bërë që shumë qytetarë nga Korça e Pogradeci të shkojnë në Strugë për t’u furnizuar me naftë.
Qytetarët thonë se çmimet e larta në Shqipëri i detyrojnë të zgjedhin furnizimin në Maqedoninë e Veriut si alternativën më të përballueshme.
Nga ana tjetër, banorë të Maqedonisë së Veriut shprehen se edhe pse çmimet kanë pësuar rritje edhe atje, mbeten më të ulëta krahasuar me Shqipërinë.
Aktualisht, një litër naftë në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 93 denarë ose 140 lekë/litër, ndërsa në Shqipëri çmimi është 214 lekë për litër. Ky ndryshim i madh në çmime vazhdon të nxisë qytetarët të kalojnë kufirin për të përfituar nga kostot më të ulëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Specat në 290, domatet mbi 250 denarë – Çmimet dalin jashtë kontrollit në tregje

Domatet e kuqe kushtojnë 250 deri në 280 denarë për kilogram, domatet rozë kushtojnë 330 denarë, kastravecat kushtojnë...

Nafta pëson rënie 5%, bie nën 100$ për fuçi

Tregjet globale të aksioneve u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës ranë. Iniciativat diplomatike të SHBA-së rritën shpresat...

Çfarë po ndodh me arin?

Çmimi i arit në bursat botërore ka rënë. Sot, një gram tregtohet për 126 euro, ose një ons (31.1...

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...