“Java Globale e Parasë 2026”- Sejko: Shqiptarët po ambientohen me format moderne të pagesave

Data:

Shpërndaje:

Banka e Shqipërisë ka çelur sot aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026, një nismë ndërkombëtare e koordinuar nga OECD-INFE, e cila zhvillohet çdo vit në shumë vende të botës dhe synon edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes, theksoi rëndësinë e edukimit financiar për shoqërinë dhe veçanërisht për brezin e ri.

Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm për popullatën, pasi lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e saj. Siç ka studiuar Banka Botërore, puna me institucionet financiare, bankat dhe formalizimi i ekonomisë ndikon në zbutjen e pabarazisë shoqërore dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.”

Sejko kujtoi se viti 2026 ka një domethënie të veçantë për vendin, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare:

Historia e monedhës kombëtare është e lidhur ngushtë me historinë e zhvillimit të shtetit dhe institucioneve të tij ekonomike. Për një shekull, Leku shqiptar ka qenë më shumë se një instrument pagese; ai ka përfaqësuar sovranitetin ekonomik të vendit dhe një pikë referimi të stabilitetit monetar.”

Guvernatori vuri në dukje transformimin e sistemit financiar shqiptar, nga përdorimi i parasë fizike drejt pagesave elektronike dhe digjitale:

Nga një ekonomi ku dominonte paraja fizike, kemi kaluar gradualisht drejt një infrastrukture financiare gjithnjë e më të avancuar, ku pagesat elektronike dhe shërbimet digjitale po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Ka një avancim dhe progres në transaksionet financiare të kryera nëpërmjet kartave, pra shqiptarët gjithmonë e më shumë po ambientohen me format moderne të pagesave.”

Sejko u bëri thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë këtë javë për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si funksionon paraja dhe si mund ta menaxhojnë atë me mençuri:

Vendimet financiare që merrni sot mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj nesër. Edukimi financiar ofron mjetet për të shmangur gabimet apo mashtrimet dhe për t’ju fuqizuar të merrni kontrollin e mirëqenies suaj financiare.”

Aktivitetet e kësaj jave përfshijnë leksione të hapura, konkurse, ekspozita dhe takime ndërvepruese, ndërsa një vend të veçantë zë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”, ku publiku mund të njihet me historinë e Lekut shqiptar dhe rolin e tij në zhvillimin ekonomik e institucional të vendit.

Java Globale e Parasë 2026 zhvillohet nën moton “Flasim zgjuar për paranë – 100 vjet monedhë kombëtare”, duke synuar të fuqizojë të rinjtë me njohuri mbi menaxhimin e financave personale, shmangien e gabimeve dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme financiare

Aktivitetet në Shqipëri do të zhvillohen në datat 16–22 mars, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...