Benzinat shtrenjtohen për 7 denarë, dizeli për 6.5 denarë

Data:

Shpërndaje:

Çmimi i ri me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit për ngrohje Ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të shtrenjtohet për 7 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E-V) shtrenjtohet për 6,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).  Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 86,5 denarë për litër, 88,5 denarë do të kushtojë EUROSUPER BS-98, 92 denarë EURODIZEL (D-E-V) ndërsa 89,5 denarë vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1).

Shtrenjtohet edhe çmimi i mazutit M-1 NS për 4,867 denarë dhe çmimi i ri për kilogram do të jetë 47,453 denarë.  Me vendimin e ri të KRRE-së çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht për 8,98 për qind krahasuar me çmimet që Komisioni i përcaktoi më 9 mars të këtij viti.

“Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botërorë në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje te benzinat në mesatare për 16,964 për qind ose për 136,750 dollarë/ton, tek dizeli rritje mesatare për 11,714 për qind ose për 117,500 dollarë/ton, tek vaji ekstra i lehtë rritje mesatare për 13,059 për qind ose për 123,950 dollarë/ton dhe tek mazuti rritje në mesatare për 14,591 për qind ose 72,400 dollarë/ton për shkak të sutrukturës së çmimeve të derivateve të naftës është kryer përshtatja e duhur. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar mesatarisht është 53,2915 den/dollarë dhe është rreth 0,8453 për qind më i lartë se kursi i dollarit (52,8447 den/dollarë) me të cilin u formuan çmimet në llogaritjen e mëparshme”, njofton KRRE në vendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...