Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Data:

Shpërndaje:

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të nxisë inflacion dhe të detyrojë bankat kryesore qendrore, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së, të ndajnë politika më të ashpra monetare.

Ari regjistroi një ulje prej 0.7%, duke arritur në 4,983.17 dollarë për ons (1 ons = 28 gram).

Ndërkohë, çmimi i naftës ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, me një rritje prej më shumë se 40% gjatë këtij muaji, në nivelin më të lartë që nga viti 2022. Kjo rritje lidhet me tensionet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilat detyruan Teheranin të ndalojë dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën ka kërkuar nga aleatët të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet në këtë rrugë ujore strategjike, në kuadër të përplasjeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilat tashmë hyjnë në javën e tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...