Tripunovski: Eksporti i produkteve bujqësore për vitin 2025 arriti në 416,7 milionë euro, rritje prej 85 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave për vitin 2025, eksporti i produkteve bujqësore shënon një rritje të konsiderueshme dhe arriti në 416,7 milionë euro, që paraqet një rritje prej rreth 85 milionë euro krahasuar me vitin 2024”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Top Tema” në Telma Television.

Ai shtoi se, pavarësisht disa ndryshimeve në import, vendi ka një diferencë të konsiderueshme pozitive në këmbimin tregtar.

“Nëse flasim për importin e produkteve bujqësore, në vitin 2024 ai ishte rreth 177 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 ishte rreth 202 milionë euro. Kemi një rritje të lehtë, por nëse merret parasysh raporti ndërmjet eksportit dhe importit, kemi një bilanc pozitiv prej rreth 215 milionë euro”, theksoi ministri Tripunovski.

Ministri theksoi se sektori i prodhimit primar bujqësor ka një rol kyç në eksportin e përgjithshëm.

“Nëse eksporti i produkteve ushqimore është rreth 414 milionë euro, ndërsa eksporti i produkteve bujqësore është 416 milionë euro, kjo do të thotë se si sektor i produkteve primare bujqësore jemi në vendin e parë për nga eksporti”, theksoi ai.

Ministri theksoi gjithashtu se trendet pozitive vërehen edhe në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

“Kemi një rritje serioze në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Në pjesën e inputeve në grumbullim dhe shitje kemi ulje, ndërsa tek outputet kemi rritje. Në tremujorin e katërt kemi grumbullim dhe shitje të produkteve bujqësore në vlerë prej 12,5 miliardë denarë”, theksoi ministri Tripunovski.

Qeveria, së bashku me Ministrinë, vazhdon me politika dhe masa të orientuara drejt rritjes së prodhimit vendor dhe forcimit të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore të Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...