Mickoski: Nuk ka ndërprerje në furnizimin me karburant

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski sot kreu inspektimin e punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit në vendbanimin Kuçevishka Bara, në Komunën e Çuçer Sandevës. Vlera totale e këtij projekti kap shifrën prej 129.717.440 denarë.

Pas inspektimit, kryeministri dha deklaratë për mediat, ku gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rritjen aktuale të çmimeve të naftës.

​„Fakti është se si shtet kemi bindshëm çmimin më të ulët të naftës dhe kjo për momentin është ndoshta mirë nga një aspekt, por nga ana tjetër po krijohet presion në pikat e karburanteve në disa komuna kufitare.

Për shkak se një numër i madh i qytetarëve nga fqinjësia vijnë për të mbushur naftë, ndodh që në disa pika karburanti të mbarojë furnizimi i pritshëm. Megjithatë, kjo plotësohet shpejt,“ theksoi Mickoski.
Мицкоски: Нема прекини во снабдувањето на гориво
​Ai potencoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut është vazhdimisht në terren dhe se nuk ka ndërprerje në furnizim. „Nëse kemi parasysh nivelimin e çmimit pas ditës së djeshme nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë, te ne nafta është 1,39 euro, ndërsa në Shqipërinë fqinje është rreth 30% më shtrenjtë, andaj është logjike që të kemi presion në pjesën perëndimore të shtetit. Gjithashtu, në Serbi është 1,73 euro, që është diku rreth 25% më shtrenjtë se në Maqedoni, si dhe në Kosovë çmimi varion por arrin deri në 1,52 euro,“ potencoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...