Janë hapur 22 linja të reja ajrore që lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën

Data:

Shpërndaje:

Janë hapur gjithsej 22 linja të reja ajrore që e lidhin Maqedoninë me destinacione të shumta evropiane, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke publikuar një hartë me linjat e reja ajrore për periudhën 2024–2026, Nikolloski thekson se zhvillimi i trafikut ajror në vend po ecën me ritëm të përshpejtuar dhe se aeroportet vendase po shndërrohen në liderë rajonalë për nga numri i pasagjerëve.

Sipas hartës së publikuar, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkup janë hapur linja të reja drejt disa qendrave të rëndësishme evropiane, përfshirë: Barcelona, Lyon, Stuttgart, Larnaca, Madrid, Stockholm, Bari, Cologne, Prague, Naples, Budapest, Alghero, Palermo, Paris dhe Geneva.

Ndërkohë, nga Aeroporti i Ohër janë vendosur linja të reja drejt: Mulhouse, Katowice, Wroclaw, Milan, Bratislava, Istanbul dhe Vienna.

Në reagimin e tij në Facebook, Nikolloski thekson se trendi i rritjes së numrit të pasagjerëve po vazhdon.

“Aeroportet në shtet me një numër më të madh të pasagjerëve po bëhen liderë në rajon. Vazhdojmë në periudhën e ardhshme me edhe më shumë aktivitete që synojnë forcimin e trafikut ajror”, ka shkruar ai.

Me këto linja të reja, Maqedonia zgjeron ndjeshëm lidhjet ajrore me Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Veriore, duke rritur mundësitë për udhëtime turistike, biznesore dhe lidhje më të forta me diasporën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...