Sot, takimi inaugurues i Bordit të Paqes – Kryeministri Rama, në SHBA për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit

Data:

Shpërndaje:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë sot takimin e parë të themelimit të Bordit të Paqes. Delegacione nga 47 vende plus Bashkimi Evropian pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet, thanë zyrtarët amerikanë. Lista përfshin Izraelin dhe disa shtete, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova. Megjithatë, nuk marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si Franca, Britania, Rusia dhe Kina.

Në këtë event do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të firmosë marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë institucion, si një nga shtetet themeluese. Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para’ për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”

Çarmatimi i militantëve të Hamasit, madhësia e fondit të rindërtimit dhe rrjedha e ndihmës humanitare për popullsinë e Gazës së shkatërruar nga lufta janë ndër pyetjet kryesore që mund të vënë në provë efektivitetin e bordit në javët dhe muajt në vijim.

Trump do t’i drejtohet përfaqësuesve të vendeve themeluese në “Institutin Amerikan të Paqes Donald J. Trump”, ku presidenti amerikan do të njoftojë se vendet pjesëmarrëse kanë mbledhur 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit.

Bordi i Paqes i Trump ka qenë i diskutueshëm. Ai përfshin përfaqësues të Izraelit, por jo palestinezë dhe sugjerimi i Trump se Bordi mund të adresojë përfundimisht sfidat përtej Gazës ka ngjallur ankth se mund të minojë rolin e OKB-së si platforma kryesore për diplomacinë globale dhe zgjidhjen e konflikteve.

Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Trump do të njoftojë gjithashtu se disa vende po planifikojnë të dërgojnë mijëra trupa për të marrë pjesë në një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi që do të ndihmojë në ruajtjen e paqes në Gaza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...