Nikolloski: Prezantuam 23 linja të reja, kemi një numër rekord udhëtarësh, pres që këtë vit të kalojmë mbi 4 milionë

Data:

Shpërndaje:

Që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 fluturime të reja direkte, në aeroportin e Ohrit dhe të Shkupit kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë, këtë vit, pres që aeroporti i Shkupit të jetë lider në rajon me rritje dhe të kalojmë mbi 4 milionë udhëtarë, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke komentuar politikat qeveritare në transportin ajror.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, ai thekson se si Qeveri kanë nisur një politikë serioze për të tërhequr linja dhe kompani të reja ajrore, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka dalje në det dhe aeroportet janë e vetmja dalje dhe këtu vijnë më shumë turistë dhe më shumë njerëz për biznes, dhe mundësi që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë.

“Ajo për të cilën jam krenar është se që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 fluturime të reja direkte, gjegjësisht linja ajrore, të fundit janë këto drejt Algero – Sardinia dhe Palermo – Siçili. Ajo që më gëzon është se në të dy aeroportet, Ohrit dhe Shkupit, kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë. Nëse e shikoni që Maqedonia e Veriut ka 1.8 milion banorë, atëherë është e qartë se është shumë më e lartë se popullsia që kemi dhe nëse dikush dyshonte, këtë vit aeroporti i Shkupit do të jetë lider me rritje në rajonin e ish-Jugosllavisë, që është krenari, duke pasur parasysh se edhe Zagrebi, Sarajeva dhe Beogradi janë qytete më të mëdha se Shkupi, gjë që është një vlerë e shtuar”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai shton se kanë filluar bisedime direkte me Arabinë Saudite për të vendosur transport ajror midis dy vendeve, gjë që do të zgjerojë më tej rrjetin e fluturimeve për Maqedoninë e Veriut.

“Pres që edhe nga aty të shpallim fluturime direkte drejt aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit dhe do të vazhdojmë me këtë politikë të stimulimit të linjave ajrore. Pres që këtë vit të kalojmë 4 milionë pasagjerë, që do të jetë rekord absolut”, thekson zëvendëskryeministri Nikolloski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...