Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takim pune në Korporatën MITRE, një nga institucionet më me ndikim dhe më të besueshëm që punon drejtpërdrejt për Qeverinë e SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike për dekada të tëra dhe menaxhon disa qendra FFRDC (Federally Funded Research and Development Centers).

Siç informon Ministria e Transformimit Digjital, në takim u diskutuan tema me rëndësi kyçe për shtetin modern dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale të sigurt, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja me fokus në konfidencialitet dhe validitet, sigurinë kibernetike dhe rezistencën kombëtare kibernetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe platformave shtetërore, qeverisjen digjitale dhe menaxhimin e të dhënave për pjekurinë digjitale institucionale dhe ndërveprimin, si dhe fushat me standarde të larta sigurie – aviacion, siguri dhe sistem të kujdesit shëndetësor.

“Takimi përfshiu diskutime me Beth Meinert (zëvendëskryetar i lartë dhe drejtor i përgjithshëm), si dhe Yosry Barsoum dhe Shamik Das nga Korporata MITRE. Diskutimi u përqendrua në mënyrën e ndërtimit të besimit në shtetin digjital, si të vendosen rregulla të qarta për llogaridhënie dhe siguri dhe si institucionet mund të marrin vendime më të mira bazuar në të dhëna, standarde dhe rezultate të matshme. Ministri Andonovski pati gjithashtu mundësinë të vizitojë Qendrën kërkimore të inovacionit MITRE”, informon ministria.

Në kuadër të vizitës, ministri Andonovski, së bashku me delegacionin qeveritar ku janë edhe Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, u takuan edhe me përfaqësues të Majkrsoftit, ku me Kozeta Garet, drejtore e përgjithshme për Shërbimet e sigurisë kibernetike në këtë kompani u diskutuan sfidat dhe mundësitë aktuale për përmirësimin e sigurisë kibernetike, forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve publike dhe mbështetjen e transformimit digjital.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut në SHBA mori pjesë gjithashtu në Lutjet e mëngjesit si pjesë e agjendës zyrtare të vizitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...