Nga 67 mijë euro, Audi luksoz i Merkos shitet vetëm për 10 mijë euro!

Data:

Shpërndaje:

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë pronar të ri. Megjithëse nga buxheti komunal për të ishin ndarë 67.000 euro, pronari i ri do ta marrë pothuajse falas. Nga Komuna e Strugës për Alsat thonë se vlera e saj aktuale e vlerësuar është 618.602 denarë, ose vetëm 10.060 euro. Shitja e automjetit do të realizohet përmes ankandit publik elektronik.

“Çmimi fillestar i shitjes do të jetë i barabartë me vlerën e vlerësuar, të përcaktuar nga vlerësues i autorizuar, në përputhje me rregullativën ligjore. Çmimi përfundimtar i shitjes do të përcaktohet përmes vetë procedurës së ankandit publik elektronik,” thanë nga Komuna e Strugës.

• Çmimi fillestar i shitjes, në përputhje me rregullativën ligjore
• Çmimi përfundimtar, përmes procedurës së ankandit publik

Për blerjen e Audi A6 u zhvillua edhe proces gjyqësor, në të cilin i akuzuar ishte ish kryetari Merko, por ai mori aktgjykim lirues. Prokuroria e Strugës u ankua në Gjykatën e Apelit në Manastir, prej nga ende nuk ka vendim. Tani automjeti zyrtarisht del në shitje, pasi këshilli komunal i Strugës ditëve të fundit dha dritë jeshile për këtë.

“Duam të bëjmë të ditur se të gjitha nismat e tilla, me të cilat do të tregohet se ekziston një mënyrë tjetër e funksionimit të komunës, që do të jetë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Strugës, do të mbështeten nga grupi ynë i këshilltarëve,” tha Kosta Hiohi, këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Sa i përket shpenzimeve për mirëmbajtjen e Audi A6, në mars të vitit 2024 ishin shpenzuar 117.500 denarë, ndërsa në janar 2025, 133.200 denarë. Për karburant shpenzoheshin çdo muaj mbi 1000 euro. Në dhjetor të vitit 2024 ishin shpenzuar 61.116 denarë, ndërsa në dhjetor 2025 vetëm 27.385 denarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...