Ligj i ri për orarin e punës në Gjermani: Ndryshon rregulli për 8 orë pune

Data:

Shpërndaje:

Qeveria gjermane sot miraton një strategji të re kombëtare për punësimin në turizëm, me të cilën synon të “krijojë mundësinë për një maksimum javor të orarit të punës, në vend të atij ditor”.

Sipas gazetës “Bild”, me ligjin e ri prindërit do të mund të punojnë më gjatë në disa ditë të caktuara dhe më pas t’i shfrytëzojnë ditët e lira kur u përshtatet atyre.
Kjo paraqet një përmirësim të rëndësishëm për sektorin e turizmit dhe hotelerisë, të cilët mbështeten në punë sezonale, gjatë fundjavave dhe natën.

Në përgjithësi, qëllimi është përmirësimi i balancës mes jetës profesionale dhe asaj private.

“Ligji i ri për orarin e punës” i planifikuar mund të zbatohet edhe në sektorë të tjerë ekonomikë.

Christoph Ploß (CDU), koordinator i Qeverisë Federale për turizëm, deklaroi për “Bild” se vendimi për orar fleksibil të punës do të merret “më vonë gjatë këtij viti”. Siç shtoi ai, “nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm kompanitë, por edhe miliona të punësuar në Gjermani”.

Sipas dokumentit strategjik, puna jashtë orarit do të bëhet më tërheqëse: “Si stimulim, qeveria federale do të lirojë nga tatimi bonuset për punë jashtë orarit dhe do të sigurojë lehtësime tatimore për bonuset e njëhershme që paguhen për rritjen e orarit të punës për të punësuarit me kohë të pjesshme”, thuhet në dokumentin e publikuar nga “Bild”.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...