Sindikata me ultimatum: Grevë e përgjithshme nëse rrogat nuk rriten

Data:

Shpërndaje:

Vendimi për grevë të përgjithshme tashmë është marrë, porosisin nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas tyre, mbetet vetëm të aktivizohet nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk u përgjigjen kërkesave për rritjen e pagave.

Pas protestës masive në Shkup, sindikatat vendosën afate të qarta. Deri të premten deputetët duhet të marrin propozim-ndryshimet e Ligjit për pagat, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme të votohet rritja e pagës minimale.

Në të kundërtën, paralajmërohen bllokime të rrugëve dhe institucioneve, si dhe grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

Kërkesat kryesore të sindikatave janë paga minimale prej 600 eurosh dhe rritje lineare e të gjitha pagave të tjera, që në praktikë do të thotë të paktën 6.000 denarë më shumë për çdo punëtor.

LSM thekson se inflacioni po e ul seriozisht standardin e jetesës dhe se paga minimale aktuale nuk i mbulon shpenzimet reale të jetesës. Sipas llogaritjeve të sindikatave, shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe i kalon 65.000 denarë në muaj.

Sindikatat hedhin poshtë akuzat për prapavijë partiake dhe insistojnë se bëhet fjalë për një çështje thjesht ekonomike: paga më të larta, ulje të varfërisë dhe ruajtje të fuqisë blerëse.

VMRO-DPMNE pretendon se protestat kanë agjendë politike, ndërsa LSDM paralajmëron zgjidhje ligjore për rritjen e pagave dhe ngrirje ose kufizim të të ardhurave të funksionarëve, gjë që sindikatat e përdorin si kontrast simbolik mes “luksi në majë” dhe “minimalit në fund”.

Punëdhënësit paralajmërojnë se paga minimale duhet të përcaktohet në përputhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike. Sipas tyre, ligji tashmë parashikon që paga minimale të mos jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare. Një rritje e menjëhershme mund ta rrisë koston e punës, ta rrezikojë biznesin e vogël dhe të çojë në largime nga puna ose mbyllje biznesesh, nëse shteti nuk ndërhyn.

Autoritetet monetare theksojnë se rritja e pagave duhet të lidhet me tregues ekonomikë të matshëm dhe me produktivitetin, në mënyrë që të mos krijohet një goditje e re inflacioniste.

Sindikatat kërkojnë “pagë nga e cila mund të jetohet”, ndërsa punëdhënësit insistojnë në “pagë që ekonomia mund ta përballojë”.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...