Blerjet online në rritje, transaksione mbi 690 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Qytetarët e vendit blejnë gjithnjë e më shumë në internet. Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, blerjet online në vend shënojnë rritje prej 30 për qind, ku qytetarët kanë shpenzuar mbi 690 milionë euro. Kryetarja e Shoqatës për E‑Tregti – Nina Angellovska, për televizionin Alsat, thotë se pjesa më e madhe e pagesave online vazhdon të realizohet drejt tregtarëve vendas, të cilët marrin pjesë me rreth 55 për qind, por është i dukshëm edhe një rritje e fortë e blerjeve drejt platformave të huaja, të nxitura nga çmimet më të ulëta, oferta e gjerë dhe fushatat promovuese.

“Vlera totale e transaksioneve arrin në 693 milionë euro, nga të cilat 45 për qind janë realizuar drejt tregtarëve të huaj, ndërsa pjesa më e madhe, pra 55 për qind, janë drejtuar tek tregtarët vendas. Kur bëhet fjalë për transaksione me kartela të huaja drejt tregtarëve vendas, edhe pse pjesëmarrja e tyre në total është relativisht e vogël dhe arrin rreth 5 për qind, megjithatë është vërejtur rritje e konsiderueshme prej 38 për qind, që vlerësohet si sinjal pozitiv. Për më tepër, oferta e e‑tregtisë vazhdon të zgjerohet. Në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar janë hapur 175 pika të reja për shitje online, sipas të dhënave të Bankës Popullore, gjë që tregon një trend pozitiv dhe rritje solide të e‑tregtisë në vitet e kaluara, si edhe në periudhën aktuale”, tha Nina Angellovska – kryetare e Shoqatës për E‑Tregti.

Sipas Angellovskës, rritja e e‑tregtisë në vend është shënuar vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit, me kulmin gjatë pandemisë së COVID‑19, pas së cilës trendi vazhdon edhe sot. Kjo, para së gjithash, i atribuohet çmimeve më të ulëta, ofertës gjithnjë e më të madhe dhe të larmishme, si dhe rritjes së edukimit digjital dhe financiar, si dhe shfaqjes së platformave të mëdha ndërkombëtare që i inkurajojnë qytetarët të blejnë më shpesh online.

“Para së gjithash, rol kryesor ka oferta, e cila vazhdimisht forcohet dhe zgjerohet. Kur flasim për arsyet e rritjes, shihet qartë edhe nga shifrat se shfaqja e lojtarëve ndërkombëtarë, si Temu, jep një shtysë të fortë që qytetarët të fillojnë të blejnë online, madje edhe ata që më parë nuk e praktikonin këtë. Me këtë rritet baza e blerësve online, ndërsa ata që tashmë blinin marrin më shumë zgjedhje dhe mundësi për të blerë më shpesh. Paralelisht me këtë, përmirësohet ndjeshëm edhe oferta vendase. Si shoqatë, ne punojmë aktivisht për hapjen e kanaleve të reja të shitjes online për kompani që deri më tani nuk kanë shitur në internet, si dhe për përmirësimin e atyre që tashmë janë të pranishme në e‑tregti”, u shpreh Nina Angellovska – kryetare e Shoqatës për E‑Tregti.

Vlera mesatare e realizuar për blerjet me kartela maqedonase nga tregtarët e huaj është ulur me 11.3 për qind dhe arrin në 34.6 euro, ndërsa drejt tregtarëve vendas është rritur me 7 për qind dhe arrin në 32 euro, duke bërë që në nivel të përgjithshëm vlera mesatare të mbetet e njëjtë, pra 33 euro./ Alsat/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...