Mickoski paralajmëron gjoba të rrepta për marketet që rrisin çmimet

Data:

Shpërndaje:

Edhe pse aktualisht Ligji për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare parashikon se gjoba maksimale për mosrespektimin e dispozitave mund të arrijë deri në 20.000 euro për një market të madh, kryeministri Hristijan Mickoski edhe sot i kërcënoi se do të ndëshkohen ashpër sepse veprojnë kundër interesave të qytetarëve dhe i rrisin çmimet në raftet e marketeve.

Ai paralajmëroi se deri në mars do të ndryshohet niveli i gjobave dhe ato do të jenë 10 herë më të larta ose deri në 200.000 euro. Nuk dëshiroi të konfirmojë apo të mohojë nëse disa nga marketet që aktualisht janë nën hetim nga institucionet, ishin të përfshira edhe në rastin e bashkimit në kartel.

Mickoski konsideron se institucionet nuk e humbën mundësinë të tregojnë vendosmëri, sepse vetëm simbolikisht, me nga 50.000 euro i kanë gjobitur katër marketet kartel, edhe pse sipas Ligjit mund t’i gjobisnin 10, 20, 30 herë ose me shumë qindra mijëra ose madje miliona euro.

“Qëndrimi i kësaj qeverie është të japë së pari një mesazh paralajmërues, përkatësisht të shohim nëse ata janë të vetëdijshëm dhe nëse do të korrigjohen. Shohim që dy – tre rrjete marketesh nuk korrigjohen, dhe kur nuk korrigjohen, siç thonë të moshuarit – njeriut me forcë nuk mund t’i japësh. Pra, nëse ata nuk e kuptojnë mesazhin dhe këmbëngulin që interesi i tyre kryesor është fitimi mbi kurriz të qytetarëve, atëherë ne si Qeveri dhe si institucion nuk kemi opsion tjetër përveçse t’i mbrojmë interesat e qytetarëve”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, kur zhvillohet biznes, duhet që të gjithë të përfitojnë – ata, qytetarët dhe shteti, por disa nga markete, duke përdorur praktika të pandershme tregtare, përfitonin vetëm ato.

“Ajo që më parë ishte përqindje në formë pune ose nuk e di, sot është shërbim marketingu, shërbim për hulumtim të tregut dhe kështu me radhë. Dhe këtë e dokumentojmë ngadalë dhe me kujdes dhe e ndjekim. Kur të jemi plotësisht të përgatitur, dhe mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti, do të fillojmë të marrim masa të ashpra”, shtoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i njohur edhe si Antimonopol, pothuajse gjatë gjithë vitit 2025 dhe në fillim të këtij 26-të, kryen kontrolle në markete për të përcaktuar se kush dhe si e shkel Ligjin për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...