Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa në euro sipas standardeve të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) më shpejt, më sigurt dhe me tarifa më të ulëta e fikse, njoftoi Banka Popullore pasi guvernatori Trajko Slaveski nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Bordit Drejtues të NLB Ljubljana, Blazh Brodnjak, dhe me anëtarin e bordit Antonio Argir, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshja i mundëson Bankës Popullore të Maqedonisë të fillojë me pagesa përmes SEPA-s.

Në vend të kostos mesatare prej 14 eurosh për pagesat përmes bankave korrespondente, pagesat përmes SEPA-s do të kushtojnë 3 euro për urdhërat elektronikë dhe 5 euro për urdhërat në letër, ndërsa të gjitha hyrjet përmes SEPA-s do të tarifohen 3 euro. Duke pasur parasysh që 80% e të gjitha pagesave dalëse dhe 90% e të gjitha hyrjeve të shtetit janë në euro, tarifat më të ulëta do të mundësojnë kursime të drejtpërdrejta për shtetin dhe institucionet shtetërore. Pas anëtarësimit të vendit tonë në SEPA, çka tashmë u mundëson qytetarëve dhe kompanive pagesa më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira në euro, Banka Popullore si bankë e shtetit po u mundëson edhe institucioneve shtetërore t’i shfrytëzojnë përfitimet e SEPA-s”, thanë nga Banka Popullore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...