“Kontrollet, me fokus pagat”, Tatimet: Më pak aksione verifikuese në terren, por më të thelluara

Data:

Shpërndaje:

Administrata Tatimore pritet të angazhohet dhe të nisë punën për vitin e ri, duke përcaktuar sektorët ku do të jenë të pranishëm inspektorët tatimorë në terren, me qëllim luftimin e informalitetit në tregun e punës dhe rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit.

“Nga ana tjetër, ngelet formalizimi i ekonomisë me një fokus të veçantë përsëri tek pagat, jo duke rritur numrin e kontrolleve, por duke rritur profesionalizmin, duke bërë më pak kontrolle por më të thelluara. Industria e ndërtimit, turizmi dhe disa sektorë të tjerë do të jenë prioritetet tona për kontrolle gjatë vitit të ardhshëm”, tha Ilir Binaj, Drejtor i Administratës Tatimore

“Administrata Tatimore ka filluar një proces të brendshëm rishikimi për atë çfarë kemi bërë në 12 muajt e fundit dhe po përgatisim planin tonë operativ për vitin e ardhshëm. Zbatimi për vitin e ardhshëm është zbatimi i paketës fiskale, paqes fiskale, faljes së detyrimeve dhe rimbursimit të TVSH-së. Pra, vitin që vjen do të ketë rimbursim për shumë individë, qoftë për kompensimin për fëmijë. Gjithashtu bëhemi gati për zbatimin e skemës së kompensimit të TVSH-së për fermerët, apo rivlerësimin e banesave me 5%”, u shpreh Ilir Binaj.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti janë mbledhur 405 miliardë lekë, duke reflektuar tregues pozitivë të performancës fiskale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...